Nacho zyrtarisht i bashkohet klubit nga Arabia Saudite NULL NULL 27.06.2024 14:29 27.06.2024 14:29 Nacho pas 23 vjetësh nga Real Madridi Mbrojtësi spanjoll, Nacho, edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit nga Arabia Saudite, Al-Qadsiah. Ai largohet nga Real Madridi pas 23 vjetësh ku kishte kaluar pothuajse të gjitha kategoritë e klubit. 34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin saudit. Spanjolli gjendet me kombëtaren e tij në “EURO 2024” dhe pas përfundimit të kampionatit pritet të nis aventuren e tij të re. Ai ka fituar thuajse çdo gjë me “Los Blancos”, përfshirë gjashtë herë Champions Leaguen.