Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mytaher Haskuka subvencionon blegtorët, lopët sillen me kamionë të Serbisë

NULL NULL
23.07.2019 23:09

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot janë ndarë 99 lopë qumështore për blegtorët e komunës së Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai lajmin e dha përmes një statusi në Facebook, por kamioni me targa të Serbisë me të cilin janë sjellë lopët shkaktoi reagime, njofton Klan Kosova.

Në fotografinë e postuar nga vetë Haskuka targat e kamionit janë nga qyteti i Novi Pazarit edhe pse Haskuka nuk ka treguar se nga janë sjellë kafshët.

Për këtë reagoi edhe koordinatori i degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, i cili tha se subvencionimin po e bën duke importuar lopë nga Serbia.

Ndryshe, Kosova i ka vënë taksë 100 për qind produkteve serbe që hynë në vend.

Më poshtë postimi i plotë i Haskukes:

Postimi i Bytyçit:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.