Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Myslimanja mbulohet me flamur amerikan (VIDEO)

NULL NULL
19.11.2015 22:42

Gruaja myslimane që mbante një flamur amerikan si mbulesë të fesë myslimane derisa po debatonte lidhur me lirinë fetare në Fox News të mërkurën mbrojti atë që disa e quajnë një fyerje për Yjet dhe Vijat e flamurit amerikan.

“Unë jam një amerikane krenar “, tha Saba Ahmed për Daily News pas “betejës” së saj live me një anëtar të stafit të Donald Trump.

“Unë e dua flamurin. Kjo është arsyeja pse unë e mbajë atë, sepse unë jam aq krenare për këtë”.

30 vjeçarja Ahmed ishte pjesë e kësaj pjese televizive si pjesë e  një diskutimi pas propozimit të Trump për të mbyllur xhamitë amerikane të lidhura me terrorizmin, transmeton Klan Kosova.

“Unë vetëm kam kërkuar për të treguar se amerikanët myslimanë festojnë patriotizmin  gjithashtu ” tha ajo.

“Kështu që unë shkova në shfaqje  e veshur me flamurin për të treguar se ne jemi amerikanë krenarë. Ne duam të jetojmë në paqe. Ajo çfarë ISIS është duke bërë nuk përfaqëson fenë tonë  dhe ne nuk duhet të vihemi në shënjestër për shkak të disa njerëzve të këqinjë”  ka vazhduar ajo.

Ahmed kishte veshur flamurin në formë të mbulesës myslimane edhe gjatë rrugës para se të paraqitej në televizion duke shkaktuar shumë reagime.

Ajo ka thënë se reagimet kanë qenë të shumta edhe në rrjetet sociale duke bërë bujë por sipas saj ka edhe shumë reagime negative duke thënë se është një ofendim për flamurin.

Ahmed është shprehur se kjo nuk ishte asnjëherë qëllimi i saj.

https://www.youtube.com/watch?v=N9TtY5I6hX0

lajme të ngjashme