Myanmar kalon Afganistanin si prodhuesi kryesor i opiumit NULL NULL 12.12.2023 09:42 12.12.2023 09:42 Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se Mianmari është tani prodhuesi më i madh në botë i opiumit, duke e kaluar Afganistanin. Raporti vlerëson se këtë vit, Mianmari e ka rritur prodhimin e opiumit, përbërsit kryesor i drogës së fortë, me 36 për qind, apo në 1 mijë e 80 ton. Faktorët kryesorë për këtë rritje janë paqëndrueshmëria e brendshme dhe një rënie prej 95 për qind në kultivimin e lulëkuqes në Afganistan pas ndalimit të drogës nga talibanët vitin e kaluar. “Disponueshmëria e kufizuar e mundësive legjitime ekonomike, aksesi i kufizuar në tregje dhe infrastrukturë shtetërore dhe një klimë ekonomike e përkeqësuese e shkaktuar nga inflacioni dhe zhvlerësimi monetar mund ta bëjnë opiumin, si dhe mallrat e tjera të paligjshme, një alternativë tërheqëse për jetesë”. “Në Mianmar, kjo duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimet e fermerëve në fund të vitit 2022 për të kultivuar më shumë lulëkuqe”, thuhet në raport, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Çmimet mesatare në kohën e vjeljes së opiumit të freskët dhe të thatë janë rritur në 317 dollarë apo 356 dollarë për kilogram.