Muzikantet personale të Kim Jong-Un (Video) NULL NULL 11.12.2015 22:06 11.12.2015 22:06 Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, e ka grupin e tij muzikor personal, të përbërë vetëm me vajza. Ky grup quhet “Moranbong” dhe është pjesë e makinerisë së propagandës së këtij shteti. Grupi i muzikanteve vajza u formua në vitin 2012 dhe tashmë gëzon famë të madhe në vendin e tyre. Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohen abuzimet e supozuara të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, si shenjë “miqësie”, Kim po e dërgon këtë grup muzikor në një turne gjashtë ditore në Kinë, meqë ajo është aleati më i afërt me Korenë e Veriut. Koncertet e kaluara të grupit “Moranbong” kanë qenë të mbushura me fotografi të Kim Jong-Un dhe me video që shfaqnin hedhjen në erë të raketave mbi SHBA-të. Muzika e tyre është e përzier me tinguj pop dhe rok, ndërsa tekstet përmbajnë lavdërime të ekzagjeruara për liderin e tyre Kim, duke përmendur “zemrën e tij të ngrohtë” dhe “buzëqeshjen e lezetshme”, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=ERLaZ488I6k