Muzikantë e politikanë kujtojnë veprën e Leonard Cohen NULL NULL 12.11.2016 08:53 12.11.2016 08:53 Muzikantë dhe politikanë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtarit legjendar kanadez, Leonard Cohen. Cohen ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Elton John tha se ai ka qenë “një njeri gjigant dhe një kompozitor i shkëlqyer”. Peter Gabriel tha se “zëri unik i Cohenit” ka krijuar “imazhe të paharrueshme”. Për Justin Timberlake, Cohen ka pasur “një shpirt të pakrahasueshëm”. Cohen ka qenë krejtësisht unik dhe e pamundur pa ta imituar, tha Nick Cave, shkruan REL. Yusuf, artisti i njohur më herët si Cat Stevens, tha se vdekja e Cohenit “edhe njëherë tregon se sa e brishtë është jeta”. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Cohen do të mbahet në mend për vokalin, humorin dhe vargjet e tij. Trudeau tha se këngët e tij do të mbeten favorite për shumë breza njerëzish. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi atë si “krijues të madh” dhe “artist të talentuar”. Lajmi për vdekjen e Cohenit është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, por aty nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes. Cohen ka folur muajin e kaluar për mundësinë e vdekjes. “Jam gati të vdes”, ka thënë ai për gazetën The New Yorker.