Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa mburret me sukseset e Kelmendit e Gjakovës

NULL NULL
23.04.2016 21:04

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova janë pritur nga kryeministri Isa Mustafa pas suksesit që kanë arritur në Kampionatin Evropian të Xhudos.

“Jam i lumtur që ka pritur sot dy sportistet më të mëdha të Kosovës”

“Unë kam nder të veçantë t’ju përshëndes të gjithëve. Sot kemi pritur sportistet më të mëdha të vendit, Mburremi me atë se çka i kanë dhënë Kosovës, e që nuk është hera e parë”.

“Ju uroj për fitoret, dhe uroj që të na sjellin dhe medalje olimpike”.

Sipas Mustafës fitorja e Kelmendit e Gjakovës flet më së miri se të rinjtë e Kosovës kanë nevojë të dalin në arenën ndërkombëtare që të tregojnë vlerat e tyre.

“Fitoret e tyre flasin më së miri për të rinjtë tanë, dhe sportistët që kanë vlera të mëdha. Ata kanë nevojë që të lejohen të dalin jashtë shtetit për të treguar vlerat”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme