Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Majlinda Kelmendi ngriti lartë simbolet shtetërore të Kosovës në Rusi

NULL NULL
21.04.2016 19:10

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi që është shpallur Kampion i Evropës në Kazan të Rusisë.

Ai ka thënë se xhudistja Kelmendi ka ngritur lartë simbolet shtetërore të Kosovës duke i ofruar vendit një sukses të madh.

“Majlinda Kelmendi ngriti lartë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në Rusi, duke i dhënë vendit tonë një sukses të jashtëzakonshëm”.

Madje ai ka thënë se brenda 24 orëve janë korrur tri suksese kulmore, transmeton Klan Kosova.

“Sot Majlinda u shpall Kampion i Evropës duke fituar medalje të artë, në Kazan të Rusisë dhe Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë, kurse mbrëmë Sigal Prishtina u bë Kampion i Ballkanit në Basketboll”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Mustafës, me këtë ritëm të sukseseve në sport dhe lëmenjtë tjerë të jetës, ky vit mund të hyjë në histori për rezultate kulmore

“Të punojmë së bashku që ta bëjmë realitet një gjë të tillë. Urime Kosovë!” ka përfunduar ai.

lajme të ngjashme