Mustafa: Kosova e përkushtuar ta përmbush kriterin e fundit për vizat NULL NULL 13.09.2016 12:05 13.09.2016 12:05 Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se Kosova është e përkushtuar që ta përmbush kriterin e fundit për vizat e që është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova. Kreu i ekzekutivit pas nëj takimi njoftues që pati sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova potencoi se Kosova është e përkushtuar edhe në dialogun me Serbinë. Numri një i Qeverisë bëri me dije se ka ftuar BE-në që t`i bëjë presion Serbisë sepse sipas tij ata po bëjnë zvarritje në këtë proces. Nga ana e saj, e dërguara e Bashkimit Evropian në vendin tonë Nataliya Apostolova ka theksuar se Kosova është lart në agjendën e BE-së, njofton Klan Kosova. Sipas saj, Kosova ka dy kushte për vizat Demarkacionin dhe luftimin e korrupsionit.