Musmurati: Ministria po u bën presion DKA-ve (VIDEO) NULL NULL 30.08.2022 20:51 30.08.2022 20:51 Grevën e nisur, javën e kaluar, nuk e kanë ndërmend ta ndërprenë. Kjo edhe përkundër thirrjes së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që mësimi të nisë më 1 shtator. Sikur kjo e fundit po mendon edhe një kundërshtare politike nga PDK-ja. Është drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Besjana Musmurati, që thotë se fëmijët nuk duhet të humbin mësimin. “Mësimi duhet të fillojë më 1 shtator dhe ky është vendim i të gjitha komunave të Kosovës”, u shpreh ajo. Veç se kjo po e pranon se Ministria është duke bërë presion te të gjitha drejtoritë e arsimit në komunat e vendit. “Nuk duam kërcënime e shantazhe e aq më pak të përdoren komunat për t’i shantazhuar mësimdhënësit”, tha tutje ajo. Prandaj, Musmurari kërkon zgjidhje të shpejtë nga SBAShK-u e MAShTI.