Musliu – Shoshi: Masakra e Reçakut, një plagë e thellë në historinë tonë që kurrë nuk shërohet NULL NULL 15.01.2025 16:21 15.01.2025 16:21 Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë sot homazhe në nderim të 45 martirëve të Masakrës së Reçakut, në 26 vjetorin e saj. Musliu-Shoshi tha se Masakra e Reçakut sot kujtohet me dhimbje dhe krenari. “Një plagë e thellë në historinë tonë, që kurrë nuk do të shërohet”, tha ajo. “Gjaku i tyre u bë thirrje për liri, zë i fuqishëm kundër padrejtësisë dhe gurthemel i shtetësisë sonë. Lavdi e përjetshme për 45 martirët e Reçakut!”, theksoi kandidatja për deputete e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.