Musliu: “Salih Zyba, a po t’kruhen dhomtë me dalë me mbrojtë Kurtin, ki qef me t’ni e me ta jep naj pozitë” NULL NULL 03.04.2026 18:56 03.04.2026 18:56 Kryeministri Albin Kurti tha se opozita duhet “ta falënderojë që qëndroi pesë orë për t’i dëgjuar” në seancën për rritjen e çmimit të naftës, dhe u largua nga Kuvendi. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u kthye në foltore dhe fillo të ironizojë edhe ajo me Kurtin, por pastaj iu kthye deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zybës. “Frikacaku [për Kurtin] veç vjen e lëshon një grusht miza dhe ikë, qysh po e shihni as tash nuk është këtu”, tha Musliu në foltore pas largimit të Kurtit. “Edhe kështu: e para, deshta me e falënderu prandaj…Salih Zyba, a po të kruhen dhomtë ty me e dalë me e mbrojtë, po nuk është me të pa këtu e me të shpërbly?” “Më fal, a po kupton? Sali, Sali Zyba, nuk është këtu me të ni ,me ta jep naj pozitë se si ki qef me u kallëzu para tij që e don fort edhe e mbron”.