Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) NULL NULL 17.09.2024 18:57 17.09.2024 18:57 Deputetja e PDK-se, Ganimete Musliu Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punuar si duhet për qytetarët e vendit. Në DPT Fidani në Klan Kosova, ajo ka theksuar se të gjitha premtimet që ai i dha ishin gënjeshtra, dhe se qytetarët e vendit më nuk do t’i besojnë. “Me njerëz të paditur, me njerëz që nuk kanë kryer asnjë shërbim ndaj qytetarëve, që nga atëherë Kosova ka ngecur në të gjitha aspektet, por kjo qeveri është treguar e paaftë për të qeverisur, ne nuk kemi kohë për të humbur, kemi humbur mjaft kohë për pesë vjet”, ka thënë Musliu. “Nuk do të ketë sukses qeverisja me Albin Kurti, ka dhënë gjithçka që pati prej vetes, nuk mundet të japë më shumë, 51 për qind të votave, e pati mundësinë që në vend të bëjë mrekulli dhe mos ta pengojë askush sepse e ka pasë fuqinë votuese, nuk ka dit të menaxhojë me besimin që ia dhanë qytetarët”. “Ka ardhë me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur ka rrejt, dhe besoj se qytetarit i Kosovës nuk është i gatshëm për t’i përkrahur rrenat e Albin Kurtit”, ka pohuar Musliu. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet akisioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 33 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë