Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musk thotë se i vjen keq për disa nga reagimet e tij ndaj Trumpit

NULL NULL
11.06.2025 18:06

Kreu i Teslës, Elon Musk, ka thënë se i vjen keq për disa nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale në lidhje me presidentin amerikan, Donald Trump.

Musk tha se disa prej shkrimeve të tij nëpër rrjete sociale shkuan shumë larg, pak kohë pasi marrëdhënia e tyre u përkeqësua.

“Kam keqardhje për disa nga postimet e mia për presidentin Donald Trump javën e kaluar. Shkuan shumë larg”, tha Musk në një postim në “X”, transmeton Klankosova.tv.

Marrëdhënia e Muskut me Trumpin u përkeqësua në mënyrë spektakolare dhe publike javën e kaluar, ku dyshja shkëmbyen sharje në platformat e tyre të ndryshme të rrjeteve sociale.

Krisja e madhe ndodhi kur Musk e kritikoi ashpër ligjin e Trumpit për uljen e taksave dhe politikën e brendshme, por edhe postimi i tij në “X”, ku pretendonte se pa ndihmën e Muskut, Trumpi do t’i kishte humbur zgjedhjet, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një nga postimet më të ashpra të Muskut ndaj Trumpit ishte se presidenti amerikan është në dosjet e Jeffrey Epstein.

Epstein ishte një pedofil i dënuar që vdiq në burg në 2019 para se të përballej me gjyq për akuza për trafik seksual. Musk nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin se emri i Trumpit është përfshirë në dokumente të papublikuara lidhur me Epstein.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.