Musiala pritet t’i mungoj Bayernit 4 deri në 5 muaj NULL NULL 05.07.2025 23:24 05.07.2025 23:24 Mesfushori i Bayern Munichut, Jamal Musiala, i cili e theu këmbën e majtë, ka dëmtuar edhe disa ligamente. Sipas mediumit gjerman Bild, Musiala pritet t’i mungojë Bayernit prej katër deri në pesë muaj. Ai u lëndua pas një ndërhyrje të portierit të PSG-së, Gianluigi Donnarumma, një minutë para fundit të pjesës së parë. Për ndërhyrjen, Donnarummës i ka reaguar portieri i Bayernit, Manuel Neuer, duke thënë se ajo ishte krejt e panevojshme.