Murray fiton përball Fish NULL NULL 20.08.2015 08:43 20.08.2015 08:43 Andy Murray ka arritur që të mposhtë Mardy Fish, për të kaluar në rrethin e tretë të garës Cincinnati Masters. 28 vjeçari britanik ka vazhduar përgatitjet për US Open në fund të muajit, me rezultatin 6-4, 7-6 dhe 7-1 duke mposhtur amerikanin 33 vjeçar. Ai tash në raundin e radhës do të takohet me tenistin nga Bullgaria, Grigor Dimitrov. Kurse Fish pas US Open ka paralajmëruar pensionimin, pasi edhe ashtu ishte jashtë fushave të tenisit për 18 muaj pasi kishte probleme me zemër, transmeton Klan Kosova.