Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas NULL NULL 18.02.2023 20:43 18.02.2023 20:43 Mallorca ka shënuar fitore ndaj Villarrealit, me rezultat 4-2, në kuadër të La Ligas. Më i dalluari në ndeshje ishte Vedat Muriqi, i cili gjeti rrjetën e golit dhe po ashtu asistoi. Ai asistoi në golin e parë, që Tino Kadeëere e shënoi, në minutën e 20’. Kosovari, golin e realizoi në pjesën e dytë, në minutën e 63’. Për Muriqin, ky ishte goli i nëntë në elitën e futbollit spanjoll, deri më tani këtë sezon. Mallorca pas fitores kalon në vendin e tetë me 31 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje. /Klankosova.tv.