Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës NULL NULL 03.12.2024 21:37 03.12.2024 21:37 Barcelona ka shënuar një fitore të thellë kundër Mallorcas me rezultat 1:5. Në këtë ndeshje gol shënoj sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili tundi rrjetën e katalunasve në minutin e 43-të për 1:1. Ishte skuadra e Hansi Flick, ajo që kaloj e para në epërsi me golin e Ferran Torres. Por, në pjesën e dytë Barca dominoi totalisht duke i realizuar edhe katër gola, dy nga to Raphinhna, një De Jong dhe një Victor. Aktualisht, Barcelona është në vendin e parë të La Ligas me 37 pikë, kurse Mallorca është e gjashta dhe ka 24 pikë.