Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi: Kërkoj falje për rastet e humbura

NULL NULL
28.03.2021 23:00

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, në prononcimin e tij për media pas lojës ka thënë se rastet që ai i pati gjatë lojës me Suedinë, nuk është dashur që t’i humbte.

Muriqi për këto iu ka kërkuar falje tifozëve.

“Faktikisht filluam lojën, s’po dua të them me gabime personale, por kur luan me këso kundërshtar këto gjysmë gabime nuk falen. Janë superyjet e botës. Filluam lojën me 0:1 disavantazh. Humba raste. Sulmuesit humbin, por në këso lojë është dashur të shfrytëzoja të paktën njërën. Tani mund të flasim diçka tjetër, por mua më vjen keq dhe kërkoj falje për rastet e humbura”.

Kosova sonte në “Fadil Vokrri: humbi kundër Suedisë me rezultat 0:3.

Të mërkurën më 31 mars, do ta luajnë ndeshjen e radhës kundër Spanjës.

lajme të ngjashme