Muriqi feston sot ditëlindjen e 32-të, merr urim të veçantë nga Mallorca NULL NULL 24.04.2026 08:43 24.04.2026 08:43 Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi feston sot ditëlindjen e 32-të. “Pirati kosovar” ka marrë urimin e veçantë nga klubi i tij në Spanjë, Mallorca të cilët përmes një postimi në Facebook kanë specifikuar arritjen historike të Muriqit duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit, raporton KlanKosova.tv. “Sot është ditëlindja e golashënuesit më të mirë në historinë tonë në La Liga. Urime “pirat”, ka shkruar Mallorca. Muriqi po kalon sezon fantastik Mallorca duke shënuar 21 gola vetëm 3 më pak se Kylian Mbappe që ka 24. Sulmuesi kosovar me këtë formë ka ngjallur interesimin e klubeve si Fenerbahce dhe Barcelona./KlanKosova.tv.