Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi arrin Lewandowskin në listën e top golashënuesve, ia shënon dy Osasunës

NULL NULL
29.11.2025 16:08

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka realizuar dy gola sot në barazimin 2-2 me Osasunën në La Liga.

Ai kështu ka arritur të barazojë superylli e Barcelonës, Robert Lewandowski, me nga tetë gola secili në listën e top golashënuesve.

Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit ka më shumë gola, 13 sosh.

Kjo është një arritje tejet e madhe e dardanit marrë parasysh përkrahjen më modeste që e ka në fushë krahas dy yjeve të Barcelonës, respektivisht Realit.

lajme të ngjashme