Murati takohet me shkrimtarin Ismail Kadare NULL NULL 04.04.2017 10:21 04.04.2017 10:21 Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës në Francë, u takua edhe me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në këtë takim miqësor, Murati e njoftoi Kadarenë për punën e ministrisë që ai drejton, për aktivitetet kulturore që i organizon dhe për mësimin plotësues në diasporë, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar. Me këtë rast, Ministri i Diasporës e ftoi shkrimtarin shqiptar që të jetë i pranishëm në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë “Ditëve të Diasporës. Përveç të tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje politike, për domosdoshmërinë e konsensusit mes politikës shqiptare për ta fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për ta forcuar orientimin evropian të popullit tonë, transmeton Klan Kosova.