Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati – Selmanajt: A e din sa është çmimi i gazit pa e këqyr në internet? Tregoma pastaj flasim për gazin

NULL NULL
19.10.2021 11:51

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt i cili në kuvend foli për çështjen e gazit.

“Nuk e kuptoj sesi një subjekt politik me gjithë ata ekonomista, asnjëri prej tyre s’dalin të flasin për gazin, po e qesin dikë si Driton Selmanaj që nuk është fare i fushës. Qysh është bërë puna që Selmanaj me dalë me na kallxu se çka është gazi dhe si ndikon në ekonomi, gjithë ata ekonomista i kanë aty e kanë shku e kanë gjet Dritonin”.

“As nuk po duan të debatojnë, nëse doni debat urdhëroni shtroni argumentet në rrafshin ekonomik, por para diskutimit pa e këqyr në internet a e din sa është çmimi i gazit? Veç këtë tregoma tani mundemi me fol edhe për gaz”, tha Murati, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Selmanaj i replikoi duke i thënë: “Ti djalë i ri, prej tash ne si grup parlamentar kemi me e dërguar në zyrën tënde propozimet tona dhe ti na jep leje kush me fol, tash e kuptova që paske edhe aftësi të tjera”.

Selmanaj: Nëse Qeveria s’e shqyrton marrëveshjen e gazsjellësit, Kosova mund të mbetet e vetmja pa qasje në të

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.