Murati: Raporti i ASK-së konfirmon rritjen e pagave NULL NULL 13.10.2024 15:47 13.10.2024 15:47 Ministri i Financave, Hekuran Murati. Foto: Arkiv Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se të dhënat e e publikuar në raportin e Agjencisë së Statistikave, konfirmojnë rritjen e pagave. Murati tha se sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik. “Edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës”, tha Murati.