Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungojnë barnat esenciale në veri – drejtoresha e shëndetësisë në jug premton furnizim

NULL NULL
16.02.2018 12:11

Erseka Hasanaj, drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Mitrovicës Jugore, ka vizituar ambulantën dhe shkollën në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën Veriore.

Ajo dëgjoi nga afër nevojat dhe shqetësimet e banorëve shqiptarë në pjesën me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.

Stafi mjekësor në ambulantë i thanë drejtoreshës se kanë mungesë të barnave esenciale, ju mungon stafi mjekësor dhe një veturë e ambulancës së shpejt.

Ajo ju premtoi se kërkesa e tyre për barnat do të realizohet menjëherë javën tjetër, ndërsa tha se do të angazhohet edhe për kërkesat tjera.

Ndërsa në shkollën e kësaj pjesë ajo ndau edhe disa pako ushqimore.

klankosova.tv

lajme të ngjashme