Mungesa e kaliumit shkakton këto sëmundje NULL NULL 13.09.2018 17:29 13.09.2018 17:29 Ju ndoshta e dini që bananet janë të pasur me kalium, por nuk e keni ditur se çfarë roli jetik luan ky mineral në jetën tuaj. Kaliumi ndihmon në tkurrjen e muskujve, rregullimin e lëngjeve dhe mbajtjen e balancës së mineraleve në organizëm. Një dietë e pasur me kalium ndihmon në zbutjen e mureve të enëve të gjakut dhe në uljen e presionit të gjakut, njofton Klan Kosova. Rritja e konsumit të kaliumit duke reduktuar konsumimin e natriumit mund të zvogëlojë rrezikun për ndonjë sulm të mundshëm dhe mund të ulë shanset e sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of the American College of Cardiology”. Këto janë disa nga pasojat e mungesës së kaliumit në organizëm: Ju jeni gjithmonë të lodhur Ju ndjeheni të zbehur dhe të trullosur Ju keni tension të lartë të gjakut