Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë sfidë për krimet e luftës në Kosovë NULL NULL 04.04.2025 14:47 04.04.2025 14:47 Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë dhe telashet me përkthyesit në gjuhën serbe, janë disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohen gjykatat e Kosovws në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Kështu u tha në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK). Në këtë takim u publikua edhe raporti me titullin “Gjykimet për krimet e luftës në Kosovë – Me çka ende ballafaqohen këto procese?”, ku si hap pozitiv paraqet rritja e aktakuzave për dhunimet seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovës, Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli u shpreh se kriminelët e luftës në Kosovës duhet të vihen para drejtësisë. Ai tha se tani Kosova ka infrastrukturë ligjore për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare e ka konsideruar si hap pozitë rritjen e aktakuzave për dhunimet seksuale gjatë luftës në Kosovës. Me qëllim të tejkalimit të sfidave nga FDHK-ja, kanë rekomanduar krijimin i një bashkëpunimi me gjyqësor rajonal dhe ndërkombëtarë, e në veçanti me shtetin serb dhe përkthimin e shkresave të luftës në gjuhën serbe, kur palët e përfshira janë nga ky komunitet. Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama tha se Departamenti Special ka shënuar progres në trajtimin e lëndëve të krimeve të luftës. Sipas saj, gjyqtarët e Themelores janë të përgatitur profesionalisht për trajtimin e këtyre rasteve. Por, Shabani-Rama theksoi se aspekti i përkthyesve dhe sidomos mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë janë sfidat kryesore në trajtimin e këtyre rasteve, raporton KP, transmeton Klankosova.tv. Udhëheqësi i departamentit për krime lufte pranë Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, tha se nga vitit 2023 kanë bërë punë të konsiderueshme në adresimin e krimeve të luftës. Sipas tij, janë ngritur 14 aktakuza në mungesë nga Prokuroria Speciale, derisa si sfidë edhe prokurori speciale, Morina identifikoi mungesë e përkthyesve. Raporti për vitin 2024 me temën “Gjykimet për krimet e luftës në Kosovë – Me çka ende ballafaqohen këto procese?”, përfshinë të dhëna nga monitorimi i 108 seancave gjyqësore pranë gjykatave të Kosovës në 23 lëndë lidhur me aktakuza për krime lufte. Ky raport i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë është i mbështetur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe organizata Përkrahja e drejtësisë transicionale, dialogut dhe të kuptuarit historik (NED). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025