Mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së, temë diskutimi mes Haxhiut dhe O’Malley NULL NULL 13.03.2026 14:46 13.03.2026 14:46 Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe Koordinatori i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu priti sot në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley. Pos O’Malley, në takim Haxhiut i shkuan edhe drejtuesit e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), transmeton Klankosova.tv. Bazuar në komunikatën e lëshuar për media, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara. Bëhet e ditur po ashtu se në takim u fol edhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit.