Mundësia e fundit për Trust, nis peticioni (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mundësia e fundit për Trust, nis peticioni (VIDEO)

NULL NULL
24/06/2022

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar lejimin e tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti, por pas këtij refuzimi qytetarët përmes një peticioni po synojnë të arrijnë lejimin e tërheqjes së parave.

Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folue Adnan Jashari, iniciues i peticionit për tërheqje të Trustit.

Ai tha se kanë hapur një grup në Facebook, ku deri më tani janë 27 mijë e 500 anëtarë.

“Grupi është hapur që disa muaj në Facebook, pro tërheqjes së 30 përqindëshit të Trustit, deri më tani janë 27 mijë e 500 anëtarë të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar që kërkesa e për tërheqjen e parave të mundësohet dhe të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

Jashari tregoi se nevjiten 10 mijë nënshkrime që projekligji të procedohet në kuvend, përcjell Klankosova.tv.

“Ne e pamë që të enjtën nuk u votua nga deputetët e pozitës, pra projektligji dështoi të votohet në kuvend, kurse tash si mundësi të re e kemi mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, ku rregullorja e kuvendit thotë që me 10 mijë nënshkrime mundësohet që projekligji të procedohet në kuvend përmes komisionit për peticione”, tha ai.

Ai u shpreh optimistë se deputetët do të votojnë pro projekligjit që lejon tërheqjen e 30 përqind të Trustit.

“Ne shpresojmë që pas kësaj, deputetët do të reflektojnë dhe do të votojnë pro projekligjit që lejon tërheqjen e 30 përqind të Trustit. Pas mosvotimit të projektligjit qytetarët menjëherë kanë pasur reagime të ndryshme në Facebook, ku janë shprehur të zhgënjyer me deputetët në kuvend dhe si mundësi të re e kanë konsideruar mbledhjen e nënshkrimeve”, tha ai.

Tutje, Jashari tha se do të mbledhin nënshkrime nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Qëllimi ynë është që në disa qytete të Kosovës të mbledhim nënshkrimet dhe përmes sindikatave të punëtorëve gjithashtu edhe në sheshet e qyteteve të mëdha të Kosovës, derisa ta arrijmë numrin e 10 mijë nënshkrimeve. Besoj që do t’i kemi nënshkrimet, sepse vullneti i qytetarëve është i madh”, u shpreh ai.