Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mund ta besoni se ishin të lidhur?

NULL NULL
22.05.2015 15:45

Aktorja Sarrah Jessica Parker para se të njihej si Carrie Bradshaw dhe Robert Downey Jr. para të bëhej Iron Man, në mesin e viteve të 80-ta ishin të rinj dhe të dashuruar pas njëri tjetrit, raporton klankosova.

“Isha i dashuruar me Sarah  Jessica…  por në mënyrë të qartë vetëm dashuria nuk mjaftonte”.

“Unë pëlqeja të pija dhe kisha probleme me drogën, dhe me gjëra të tilla nuk tallej ajo”.

“Ishte e thënë që unë të vazhdoja tutje, dhe pas një kohe të dhimbshme ajo gjeti shtëpinë e saj me një yll të madh”, deklaroi Robert Downey.

Pasi romanca e tyre shtatë vjeçare mbaroi, Sarah Jessica Parker u martua me aktorin Matthew Broderick, për të cilin ish-i i saj e aprovon fuqishëm: “Ai është shumë më i talentuar dhe më me këmbë në tokë se që kam qenë unë ndonjëherë”, tha Downey.

www.klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.