Muhadri: Gra luftëtare si Xheva kishte edhe në kohën e Skënderbeut (VIDEO) NULL NULL 22.09.2023 18:23 22.09.2023 18:23 Sot shënohet 25-vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Çifti simbol i rezistencës dhe luftës për liri ranë së bashku me shumë luftëtarë të tjerë më 22 shtator të vitit 1998 në qëndresën legjendare në Qyqavicë. Historiani Bedri Muhadri, vlerëson se rasti i Xhevë e Fehmi Llardovcit shënon një moment shumë të rëndësishëm të luftës çlirimtare të zhvilluar në Kosovë, në periudhën e vitit 1997-1999. Mirëpo, sipas tij, raste të tilla e heroizma të tillë krahas bashkëshortëve të tyre gjithmonë është dëshmuar edhe femra shqiptare në luftëra të shumta, që nga epokat shumë më të hershme. “Duhet të them që luftërat shqiptare gjithherë ka qenë mbrojtëse dhe gjithmonë vet koncepti i luftës nënkupton organizimin e tërësishëm të shoqërisë, femra ka pasur një rol të jashtëzakonshëm, veçanërisht kemi kohën e Skënderbeut, ku kishte një rol jashtëzakonisht të madh në kuptimin e logjistikës e mbështetjes së luftëtarëve që ishin në vijë të parë të frontit” “Gruaja sigurisht se ka kontribuar jashtëzakonisht shumë, ka qenë në masë tepër të organizuar dhe tepër pjesëmarrëse në kohën e luftërave të mëdha heroike në epokën e Skënderbeut realizuar ndaj pushtuesve të huaj”, deklaroi Muhadri për emisionin Info Magazine në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend? 51 minuta më parë
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 3 orë më parë