Muguruza triumfon në Wimbledon NULL NULL 15.07.2017 18:15 15.07.2017 18:15 Garbine Muguruza nga Spanja e ka fituar titullin e saj të parë në Wimbledon në konkurrencën e femrave pasi e mposhti në finale kampionen e pesëfishtë, Venus Williams, 7:5 dhe 6:0, transmeton Klan Kosova. Mbretëresha e turneut më të famshëm për sportin e tenisit, Wimbledon, është tenistja, Garbine Muguruza. Ajo e mposhti me shumë lehtësi në finale tenisten, Venus Williams – 7:5 dhe 6:0, për ta fituar për herë të parë në karrierë këtë trofe të rëndësishëm. “Kam përjetuar ndeshjen më të vështirë kundër Venusit,” ka thënë Muguruza.