Muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit, doktori shpjegon masat që duhet t’i marrin gratë NULL NULL 01.10.2024 09:36 01.10.2024 09:36 1 tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Edhe në Kosovë mbi 1 mijë gra janë të prekur nga kanceri i gjirit dhe po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë. Vetëm sivjet janë regjistruar edhe 273 raste të reja nga kjo sëmundje. Doktori Korab Berisha, shpjegoi edhe shenja e para të kancerit të gjirit. “Masat që janë shqetësuese për gruan që të lajmërohen tek mjeku janë krijimi i disa gungave apo kokrrave që i vërejnë në gji, tajitja sekrecion, gjakosja, ënjtja e gjirit”, tha Berisha për Klan Kosova. Mjeku theksoi se “duhet të shpërndahen sa më tepër informacione rreth kësaj sëmundje”. Ai theksoi se qëllimi i fushatave që po organizohen është që gratë të kryejnë vetëkontroll pa i pasur këto simptoma. “Këto i arrihet duke kryer kontrolla të vazhdueshme tek mjeku”, tha ai.