MSH: Të mërkurën janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19 NULL NULL 20.05.2021 14:13 20.05.2021 14:13 Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të mërkurën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19. Sipas MSH-së, totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina, njofton Klan Kosova. “Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”. “MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”. klankosova.tv