MSh-ja e drejtuar nga Hamasi raporton për vdekje pranë shkollës së OKB-së në Gaza NULL NULL 02.11.2023 16:42 02.11.2023 16:42 Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 27 persona janë vrarë nga një sulm izraelit pranë një shkolle të OKB-së në Jabalia në Rripin verior të Gazës. BBC nuk është ende në gjendje të verifikojë këtë shifër dhe ka kontaktuar OKB-në për koment, raporton Klan Kosova. Në pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve AFP shihen disa të plagosur në vendngjarje. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, të cilat kanë kryer sulme në zonën e Jabalia ditët e fundit, nuk kanë komentuar.