Mrekullia që përjetuan binjaket NULL NULL 11.10.2015 14:24 11.10.2015 14:24 Një nënë nga Texasi kur kuptoi që do të lindte binjake të ngjizura nga njëra tjetra ishte mjaft e shqetësuar. Megjithatë ndodhi mrekulli! Dy motra teksase, asnjëherë nuk kishin qenë më në një pikë aq të afërt se sa kur kishin lindur të ngjitura në njëra tjetrën. Binjaket nga Texasi, pas një pune goxha të madhe të kirurgëve tashmë shijojnë jetën e tyre në kolegje por të ndara nga njëra tjetra, kësaj radhe ngase ato ishin të lindura për të bërë gjëra së bashku. Caitlin dhe Emily Copeland tani 19 vjecare, nga Houston lindën të bashkuara në gjoks, por që ishin në gjendje të bëjnë jetë normale, pasi në muajin e 10 të tyre u ndanë fizikisht nga njëra tjetra, me ndihmën e kirurgëve. Dikur që të dyja kishin një mëlçi të përbashkët, tashmë gjithçka është ndryshe, ato jetojnë përreth 3 orë me makinë larg njëra tjetrës, ndërsa kur ato mbushën 18 vjec, shtëpia e tyre u mbush me një mori mediesh, transmeton Klan Kosova. Ndërsa që të dyja arritën të diplomojnë në drejtime të ndryshme në moshën 19 vjecare, që i bënë të veçanta ngase rasti i tillë i tyre ishte mjaft kritik sepse binjakët e bashkuara ndodhin në një në 200.000 lindje, e disa kanë sukses për të jetuar e disa pësojnë vdekjen menjëherë transmeton Klan Kosova.