Mrekullia e të ngrënit darkë në qiell (FOTO) NULL NULL 08.06.2016 20:30 08.06.2016 20:30 “Dinner in the sky”, një eksperiencë e veçantë ajërore e shpikur në Bruksel në vitin 2006, shënon 10-vjetorin me 10 tryeza të cilat mbajnë rreth 220 persona. Kjo është darka që sfidon forcën e gravitetit në qytete të ndryshme mbarë botën Pasi darkuesit lidhen me rrip, tryezat ngrihen nga vinçat deri sa pamja e ndërtesave të Brukselit të jetë e mrekullueshme. Të ftuarit do të shërbehen nga 10 shefat e kuzhinës më të mirë të botës. Darka e veçantë ku përfshihen 5 pjata e gjithashtu verë e shampanjë kushton 275 euro. Kjo eksperiencë u krijua në Bruksel nga David Ghysels në vitin 2006 dhe që prej atëherë mund të përjetohet edhe në 56 vende të tjera të botës. Rreth 4500 të ftuar pritet të marrin pjesë në eventin 4 ditor, shkruan ora. Rezervimet do të fillojnë me 3 qershor dhe në korrik ky restorant do të jetë edhe në Los Anxhelos.