Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mrekulli, arrin të përdorë dorën e paralizuar pas dhjetë vjetësh

NULL NULL
15.04.2016 21:35

Zhvillimet e fundit shkencore në mjekësi kanë arritur që të vënë në lëvizje dhe dorën e paralizuar të një personi. 24-vjeçarit i është implantuar një chip në tru, i cili nëpërmjet një bypass-i elektronik nervor, lejon atë që të lëvizë dorën.

Ian Burkhart ka arritur të hedhë ujë në një gotë dhe të luajë me kordat e një kitare. Një hap i jashtëzakonshëm për djalin e paralizuar, i cili u bë pjesë e një eksperimenti, i pari në llojin e tij që aplikohet tek një njeri.

Burkhart, e kishte humbur kontrollin e duarve dhe të këmbëve në një aksident ujor, ku shkencëtaret kanë punuar për 10 vite për eksperimentin që më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij, shkruan albeu.

Sfida e tanishme është minimizimi i pajisjes dhe heqja e fijeve lidhëse, në mënyrë që në të ardhmen pacientët të kenë mundësi ta përdorin atë kudo.

lajme të ngjashme