MPJ konfirmon mbërritjen e “trupit të pajetë të qytetarit të raportuar si i vrarë në Lloznicë”: Po kryhen procedurat për identifikim NULL NULL 09.08.2024 07:44 09.08.2024 07:44 Faton Hajrizi Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë. Sipas MPJ-se, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”. “Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, transmeton Klankosova.tv.Tr Tupi i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnates, ku avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se tashmë trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 19/09/2024