Motrat Mustafa “kallin” dasmën e nipit, ja çfarë ndodhi aty (VIDEO) NULL NULL 06.09.2025 22:20 06.09.2025 22:20 Dasmat shqiptare kanë një hijeshi të veçantë, por kur bëhen me tradita, emocionet shtohen edhe më shumë. Kështu vendosën edhe Erzoni dhe Besa, një çift që, edhe pse jetojnë në Zvicër, zgjodhën të organizojnë një dasmë të madhe në vendlindje, siç i ka hije një feste shqiptare. Vendi ku u mbajt kjo dasmë ishte përzgjedhur me shumë kujdes, një ambient që pasqyronte përkushtimin dhe emocionin e familjes së nuses dhe dhëndrit. Ishte pikërisht Zoja, motra më e madhe e famshme nga Motrat Mustafa, ajo që po martonte djalin e saj të parë. Organizimi kishte prekur çdo detaj: dekori ishte i veçantë, tavolinat të zbukuruara me lule, qirinj dhe një fletushkë të personalizuar që ftonte të gjithë të festonin bashkë këtë gëzim të parë familjar. Në hyrje, mysafirët i priste nëna dhe babai i dhëndrit, bashkë me hallat dhe familjarët e afërt, një pritje që e bënte çdo të ftuar të ndihej i nderuar. Salla u mbush plot e përplot. Të gjithë prisnin me padurim momentin kryesor: hyrjen e çiftit të ri. Dhe si mund të ndodhte ndryshe një hyrje shqiptare, përveçse me surle dhe tupana. A mund të mungonin tezet kur bëhet fjalë për nipin? Sidomos kur ato janë vetë këngëtare Motrat Mustafa, të gjitha bashkë u mblodhën për të kënduar këngën e famshme të Mushtishtit, duke e shndërruar këtë dasmë në momente të paharruar. Erzoni nuk kishte pasur nevojë të kërkonte larg për muzikën që do mbante atmosferën gjallë – ai e kishte vendosur që në fillim: “Tetat i kam në muzikë!” – dhe tetat, pra Motrat Mustafa, ia zbukuruan dasmën si askush tjetër. Si shqiptarë, e kemi një thënie të dashur: “Ra kjo mledhi e u pamë me krejt fisin.” E vërteta është se shpesh vetëm në dasma takohemi me gjithë familjen, e kështu ndodhi edhe në këtë rast. Në një ambient të mbushur me dashuri, mall e muzikë, u pa qartë se lidhja familjare është ende shumë e fortë. Në zemër të kësaj dasme që u bë me zemër, u pa qartë se traditat nuk harrohen kurrë – madje bëhen edhe më të bukura kur trashëgohen me dashuri nga brezi në brez. Erzoni dhe Besa nuk organizuan vetëm një dasmë, por krijuan një kujtim të përjetshëm për vete, për familjen dhe për gjithë ata që ishin pjesë e këtij gëzimi. Në fund nuk mbeti kush pa uruar çiftin e ri. /Klankosova.tv