Motori përplaset me automjetin, vdes një 22-vjeçar në Vlorë NULL NULL 19.01.2025 16:33 19.01.2025 16:33 Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Lapardha të Vlorës. Një motor tip “Yamaha” është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 22 vjeç, drejtues i motomjetit.