MotoGP, fiton Pedrosa por feston Rossi NULL NULL 11.10.2015 13:23 11.10.2015 13:23 Nuk fiton por është njësoj sikur ta kishte bërë dicka të tillë. Valentino Rossi falë një vendi të dytë fantastik që arriti në Motegi e zgjati në 18 pikë avantazhin ndaj Jorge Lorenzos në klasfikim dhe tashmë 3 gara përpara fundit ndodhet më pranë se kurrë fitimit të një tjetër kampionati Botëror në Moto Gp. Në shtëpinë e Hondas triumfoi pikërisht një pilot i skuadrës japoneze por ai nuk ishte kampioni i Botës në fuqi Marc Marquez por Daniel Pedrosa, i cili zhvilloi një garë spektakolare duke lënë pas me një distancë të konsiderueshme Vale Rossin dhe Jorge Lorenzon që u mjaftua me shkallën më të ulët të podiumit. Sinjalet Pedrosa i dha që në Aragon ku u rendit i dyti ndërsa në Motegi 30-vjecari nga Sabadelli u rikthye të fitonte një garë pas plot 22 Cmimeve të Mëdha. Dani parakaloi si Lorenzon ashtu edhe Rossin për të fituar në një pistë që ishte fillimisht e lagur nga reshjet që kishin rënë gjatë ditës por me nisjen e garës erdhi duke u tharë. Një triumf i tillë i mungonte spanjollit që nga gara e Brnos vitin e kaluar. Me këtë sukses Pedrosa u ngjit në kuotën e 139 podiumeve në karrierë duke barazuar bashkëkombasin e tij Angel Nieto. Dueli mes Rossit dhe Lorenzos që pritej me ankth nga të gjithë u pa vetëm në fundin e garës, kur Lorenzo bëri një gabim të pafalshëm duke i dorëzuar vendin e dytë Doktorit por edhe 4 pikë të tjera avantazh në klasfikimin e përgjithshëm që në këtë rast ngjasojnë si 8-të. Vetëm vendi i 4-t në Japoni për pilotin tjetër të Repsol Hondas, Marc Marquez ndërsa pas tij u pozicionuan Andrea Dovizioso, Cal Crutchloë dhe Bradley Smith, shkruan SuperSport.al.