Moti sot me riga shiu dhe me borë NULL NULL 15.12.2023 07:23 15.12.2023 07:23 Foto ilustruese e motit me shi. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta me fjolla bore. Sipas këtij instituti, në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur, përcjell Klankosova.tv. “Të premtën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.