Moti sot: I vranët e me reshje shiu, temperaturat deri në 19 gradë NULL NULL 18.09.2024 07:16 18.09.2024 07:16 Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 10 deri në 13 gradë, kurse maksimalja e ditës prej 15 deri në 19 gradë Celsius. Gjatë ditës pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, teksa era pritet të fryjë deri në 28 km/h.