Moti sot: Me vranësira e diell, temperaturat deri në tre gradë Celsius NULL NULL 17.12.2023 06:48 17.12.2023 06:48 moti Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -katër deri -dy gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet një dhe tre gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.