Moti për pesë ditë NULL NULL 14.05.2023 14:46 14.05.2023 14:46 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin se si do të jetë gjatë pesë ditëve të para të javës së ardhshme. E hëne- mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. E merkurë- Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës. E enjte- Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët. Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu,jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shenojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s.