Moti: Diell në mëngjes, reshje shiu pasdite NULL NULL 20.04.2026 06:54 20.04.2026 06:54 Foto; AP Dita e sotme do të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të dendësohen. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, IHMK thotë se parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike në disa zona të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë./Klankosova.tv