Mot i vranët e me shi NULL NULL 30.01.2026 06:44 30.01.2026 06:44 Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe riga të dobëta shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë./ Klankosova.tv