Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme NULL NULL 12.03.2023 18:33 12.03.2023 18:33 Moti sot Në pesë ditët e ardhshme pritet të ketë mot të ndryshueshëm. Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. Të martën, moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve. E mërkura do të karakterizohet me vranësira dhe reshje shiu. Maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë. Mot kryesisht i vranët dhe i freskët do të mbretërojë të enjten. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse. Ndërkohë, të premten, moti do jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta. /Klankosova.tv