Mot i mirë në pesë ditët e ardhshme, mund të ketë edhe riga shiu NULL NULL 01.03.2026 21:06 01.03.2026 21:06 Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C. Sipas këtij instituti, gjatë kësaj jave do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Njoftimi i plotë i IHMK-së: E hënë Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -4 deri -1°C Temperaturat maksimale: 12- 17°C Era: Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s E martë Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C Temperaturat maksimale: 13-17°C Era: nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s E mërkurë Moti i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C Temperaturat maksimale: 14-17°C Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. E enjte Mot I vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu Temperaturat minimale:1 deri 4°C Temperaturat maksimale: 12 deri 15°C Era: nga verilindja 1-8m/s. E premte Mot i vranët dhe me intervale me diell Temperaturat minimale: 0 deri 2°C Tmperaturat maksimale: 15 deri 17°C Era: nga drejtimi i jugperendimi 1-4m/s.